E Martë, 3 Nëntor 2026

Sali Berisha nuk u paraqit në seancë, Malltezi pas daljes nga GJKKO: Policia nuk e njoftoi sipas afateve, sot nisi farsa

Seanca gjyqësore për çështjen “Dosja Partizani” është shtyrë për më 21 korrik, pas mungesës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas prokurorit Arben Kraja, shtyrja u kërkua me arsyetimin se Berisha nuk ishte njoftuar zyrtarisht për seancën.

Pas përfundimit të seancës, Jamarbër Malltezi u shpreh në deklaratën e tij për mediat, duke e cilësuar procesin si një farsë të shtetit.

“Ne jemi të gatshëm të përballemi në çfarëdo lloj dite. Sot ka filluar farsa, ne do të vazhdojmë,” u shpreh Malltezi.

Jamarber Malltezi: Ne jemi të gatshëm të përballemi në çfarëdo lloj dite. Sot ka filluar farsa, ne do vazhdojmë. Njoftimi për zotin ka ardhur të premten, sipas kodit të procedurës duhet të vinte para 10 ditësh. Që nga kjo ne shohim se shteti po bën farsa, sepse shteti, policia e kishte njoftimin që para dy javësh, por solli ta sillte para dy ditësh. Policia ka gënjyer dhe e ka sjellë të premten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›