E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sali Berisha ofron mbështetje për studentët dhe pas dështimit të protestës kombëtare: Ndihem krenar! Populli demokrat do të jetë i tëri në protestë!

Pasi i dështoi për herë të dytë protesta kombëtare, kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se mbështetja e tyre ndaj studentëve do të vijojë deri në fund. Sipas tij të rinjtë demokratë dhe populli demokrat do të jetë i tëri në protestë por jo me simbole partiake.

Partia Demokratike ka mbështetur, i është përgjigjur e para thirrjes së Sindikatave të Pavarura të Universitetit për protestën studentore të datës 13 tetor. Partia Demokratike, strukturat e saj të forumit rinor, ne kemi një forum rinor, kemi një organizatë partnere në statutin tonë që është Forumi Rinor i Partisë Demokratike, i cili ka degën e saj në universitete, kjo degë me degët kanë luajtur një rol të madh shumë në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve të mbarë vendit, para se sindikata të shpallte bojkotin e universitetit.

Para se të shpallet bojkoti dhe greva e universitetit, seksionet apo organizata e forumit, në bashkëpunim me të tjerë, kanë realizuar grevën kombëtare të universiteteve dhe pjesës dërrmuese të gjimnazeve.  Të rinjtë demokratë dhe populli demokrat do të jetë i tëri në protestë, jo me simbole partiake, sepse ne respektojmë frymën dhe karakterin qytetar”, tha Berisha.
E teksa u pyet nga gazetarët nëse do të jepte dorëheqjen, Berisha nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por nënkuptoi një ‘jo’ duke pretenduar se ai ishte kundërshtari më i fortë për PS-në.

“Berisha është tmerri dhe ferri i narko-zyrtarëve dhe i bandave të tyre. Ndihem krenar. U them puthadorëve të Ramës, se jo ju, shërbëtorë të shpifur të padrinos, këta njerëz e faktuan se kryetarin e tyre e zgjedhin ata dhe askush tjetër”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›