E Premte, 6 Nëntor 2026

Salianji, letër ambasadorëve nga burgu i Fierit: Flisni pak për mua, Saliun dhe Metën…

Ervin Salianji, i dënuar me 1 vit burg për shpifje, i ka dërguar një letër nga burgu i Fierit ambasadave perëndimore në Tiranë dhe eurodeputetëve në Parlamentin Europian, anëtarë të MSA-së.

Ish-deputeti i PD shkruan se është i burgosur politik, ndërsa tregon dhe versionin e tij sesi është dënuar për shpifje.

Në letër, Salianji thekson detajet e procesit të montuar politikisht, sipas tij dhe “sqaron përfaqësuesit e shteteve perëndimore, aleatë të Shqipërisë, se kryeministri, njerëzit pranë tij dhe segmente të tij u bënë bashkë kundër denoncimit të tij, për një të dënuar për trafik droge në Itali, dhe burgosën dhe ndëshkuan denoncuesin, deputet i partisë më të madhe opozitare”.

“Jam i burgosur politik” ✒️ Ervin Salianji letër nga burgu i Fierit, Ambasadorëve në Tiranë dhe eurodeputetëve në Parlamentin Europian, anëtarë të MSA-së, mbi kronologjinë nga denoncimi i vëllait të ish-ministrit dhe deri tek proceset qesharake gjyqësore që u zhvilluan deri në dënimin e tij.
Asnjë mik e partner nuk e ndihmon Shqipërinë me heshtje në këtë moment degradimi e theqafje në autokraci të dhunshme. Thirrja ime është që të mos bëheni dëshmitarë e mos ta bekoni sundimin më të ri të diktaturës në zemër të Europës.
Nga qelia nr.6 e burgut të Fierit, Ervin Salianji

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›