E Diel, 1 Nëntor 2026

Salla në Athinë, takim me përfaqësuesin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit grek

TIRANË, 13 shkurt /ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë vizitës në Athinë zhvilloi një takim me përfaqësuesin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit grek, Lakis Vasiliadis.

Në fokus të takimit ishte vijueshmëria e marrëdhënieve të mira shqiptaro-greke, partneriteti në kuadër të NATO dhe perspektiva europiane që dy vendet ndajnë.

Ministri Salla theksoi rolin e rëndësishëm që luan komuniteti shqiptar në Greqi, si edhe pakica greke në Shqipëri, duke i cilësuar ato si një urë të fortë lidhëse mes dy popujve dhe një faktor kyç në forcimin e miqësisë afatgjatë mes vendeve.

Takimi u vlerësua si një hap pozitiv në drejtim të thellimit të dialogut dhe bashkëpunimit dypalësh, në funksion të stabilitetit rajonal dhe integrimit europian.

1 nga 2

e.xh/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›