E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, kryeministri Rama takon homologun holandez

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Holandës, Rob Jetten, në Tivat të Malit të Zi, në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor.

Samiti mbledh liderët e BE-së dhe të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, me fokus forcimin e partneritetit strategjik dhe përshpejtimin e procesit të integrimit europian të rajonit.

Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas takimit të fundit në Bruksel dhe drejtohet nga Presidenti i Këshillit Europian, António Costa. Mikpritës është Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, ndërsa në të marrin pjesë edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

Nën temën “Prosperiteti i Përbashkët dhe Stabiliteti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, në samit diskutohen ecuria e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, integrimi gradual i vendeve të rajonit në tregun dhe politikat e BE-së, si dhe zbatimi i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Samiti konsiderohet një moment i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit mes BE-së dhe rajonit, në një periudhë kur zgjerimi i Bashkimit Europian po merr vëmendje të shtuar në agjendën europiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›