Samiti europian, propozim i ri për Ballkanin/ Gjermania dhe Franca, plan të ri për përshpejtimin gradual të vendeve kandidate

Franca dhe Gjermania dorëzojnë në Samitin e Malit të Zi, planin e përbashkët për përshpejtimin e zgjerimit gradual të BE në Ballkanin Perëndimor.
Plani Merz-Macron i zbuluar nga Euractiv përmban 7 pika.
Vendeve kandidate për në BE nga Ballkani Perëndimor apo Moldavia u jepet statusi i vëzhguesit, pa të drejtë veto.
Por, në këmbim të kësaj, vendet kandidate përfitojnë më shpejt privilegjet e të qenit anëtar i BE.
Nga lëvizja e lirë në zonën Shengen, tek anëtarësimi në tregun e përbashkët ekonomik europian, çfarë do të sillte shumë përfitime ekonomike.
Bashkëpunim më i fortë në fushat e sigurisë, mbrojtjes apo energjetikës si dhe asistencë dhe takime intensive me komisionerët dhe eurodeputetët e BE.
Duket se plani Macron-Merz është një miksim i gjithë propozimeve që janë hedhur javët e fundit në tryezat e BE.
Megjithatë, Brukseli nuk e ka thënë ende fjalën e fundit, duke vijuar t’i qëndrojë anëtarësimit me të drejta të plota në BE./abcnews.al