E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Kopenhagen, Rama ndan pamjet: Krenar për Shqipërinë!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga samiti i Komunitetit Politik Europian, në Kopenhagen të Danimarkës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ndihet krenar për Shqipërinë.

Rama iu bashkua 27 liderëve të BE-së, si dhe 22 përfaqësuesve të vendeve të tjera, përfshirë dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Sot në Samitin e Komunitetit Politik Europian, në Kopenhagen, Danimarkë.

Krenar për Shqipërinë”, shkruan kryeministri Rama.

Samiti në Danimarkë ka në fokus forcimin e Ukrainës, situatën e sigurisë në Evropë dhe mënyrat për të përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit.

/vizionplus.tv 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›