E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama: Nder i jashtëzakonshëm për Shqipërinë që t’ju mirëpresë!

Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian po zhvillohet këtë të premte, (16 maj) në Sheshin Skënderbej në Tiranë.

I organizuar bashkërisht nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ky aktivitet ka mbledhur udhëheqës nga e gjithë Evropa.

Në një konferencë të përbashkët, Kryeministri Edi Rama tha se është nder i jashtëzakonshëm për Shqipërinë që të mirëpresë liderat ndërkombëtar.

“Është një nder i jashtëzakonshëm për vendin tim që t’ju mirëpres të gjithëve në këtë shtëpi. Jeni të rrethuar nga imagjinata e fëmijëve shqiptarë për Evropën dhe ëndrrat e fëmijëve nuk mbahen peng kurrë. Në fakt kemi ardhur në një moment shumë domethënës në këtë vend, ku je i mësuar të shohim Shqipërinë në sytë e së ardhmes, e jo më të ta shohim të ardhëm me sytë e së shkuarës. Në fakt mbërritje juaj vijon një fushatë zgjedhore, ku Europa ka qenë më e pranishme se kurrë dhe jo si një çështje që krijon ndasi, por si një deklaratë e përbashkët dhe pretendimi të, jo si një nismë politikash, por si një pretendim i thellë për përkatësi, jo si një grup e grumbull detyrash shtëpie, por si një fat i bashkëndarë. Ja pse është kaq kënaqësi që fushata u përqendrua tek këto fjalë, Europë, identitet, përkatës. Dhe identiteti fitoi më shumë se 52% të votave”, tha Rama.

Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane janë mbedhur sot për një samit njëditor në kryeqytetin e Shqipërisë, për të diskutuar sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin, me agresionin e plotë të Rusisë ndaj Ukrainës në krye të agjendës./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›