E Martë, 3 Nëntor 2026

Samiti i Tiranës nga mediat e huaja: Diskutohet për sigurinë në lidhje me luftën Ukrainë – Rusi

Samiti në Tiranë është ndjekur me mjaft interes edhe nga mediat ndërkombëtare. Associated Press i ka kushtuar vëmendje samitit që ka mbledhur liderët europianë dhe krerët e institucioneve europiane. Ata do të diskutojnë sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin gjatë këtij samiti një ditor.

“Do të flitet gjitashtu edhe për mënyrat për të përmirësuar për të luftuar emigracionin e paligjshëm”, raporton AP.  Në shkrim thuhet se vendi ynë po pret samitin pasi Partia Socialiste në pushtet e Edi Ramës fitoi zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Sipas Associated Press, Kryeministri Edi Rama e sheh samitin si frymëzim dhe motivim për të vazhduar më tej.

Partia e tij shpreson se mund të sigurojë anëtarësimin në BE brenda pesë vitesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›