E Martë, 3 Nëntor 2026

Samiti në Tiranë/ Rama ndan pamjet nga “Shtëpia e Europës”: Do të mbajë sytë e gjithë bota

Tiranë- Shqipëria është mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që pritet të mbledhë sot në Tiranë liderët e vendeve evropiane.

Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian zhvillohet këtë të premte, më 16 maj, në Sheshin Skënderbej në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, ka ndarë pamje nga vendi i pritjes së delegacioneve nga e gjithë Evropa dhe rajoni: “Shtëpia e Europës” në Sheshin Skënderbej.

“Mirë mëngjes dhe me Shtëpinë e Europës, krijuar me vizatimet e fëmijëve të Shqipërisë, ku sot ka zbritur e gjithë Europa e ku do të mbajë sytë e gjithë bota, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›