Sara Karaj në zi, ish-konkurrentja e “Ferma VIP” humb personin e dashur të familjes

Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Sara Karaj, ka ndarë me ndjekësit lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të gjyshit të saj. Blogerja ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Kërce me engjëjt, gjyshi 🤍 Do shihemi prapë, po deri atëherë, do ngre çdo ditë një dolli për ty! ♥️”, shkruan Sara në mesazhin prekës.
Krahas fjalëve të saj, ajo ka publikuar edhe një video të shkëputur nga një prej momenteve më emocionuese të qëndrimit të saj në “Ferma VIP”, kur u surprizua nga gjyshërit.
Gjatë eksperiencës në reality show, Sara kishte treguar për marrëdhënien e veçantë që kishte me gjyshërit, të cilët e kanë rritur dhe edukuar. Surpriza e tyre në fermë u kthye në një moment mjaft emocional, duke tërhequr vëmendjen dhe dashurinë e publikut.
Tashmë, blogerja i ka kushtuar gjyshit një mesazh lamtumire, duke kujtuar lidhjen e veçantë që i bashkonte.