E Diel, 1 Nëntor 2026

“Saraje” me kanabis! Goditet familja në Malësi të Madhe, asgjësohen 5093 bimë narkotike

Policia e Malësisë së Madhe ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit antikanabis të koduar “Koordinata”, duke arrestuar në flagrancë dy shtetas dhe shpallur në kërkim dy të tjerë, për kultivim të lëndëve narkotike.

Në pranga ranë Ermir Shabaj , 47 vjeç, dhe Kadri Shabaj., 74 vjeç, të cilët u kapën në parcelën me bimë narkotike në fshatin Alijaj. Gjatë kontrollit, policia zbuloi dhe asgjësoi 5093 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, të mbjella në afërsi të banesave të tyre.

Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë shtetasja S. Sh., 57 vjeçe, ndërsa janë shpallur në kërkim dy vëllezërit B. Sh., 22 vjeç dhe G. Sh., 25 vjeç, të gjithë të afërm me njëri-tjetrin.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore. Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›