Sarandë- Tentoi shkatërrim prone me eksploziv, ku shoku mbeti i vrarë, gjykata lë në burg, Erdion Muhon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, bëri të ditur se në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim Erdion Muho, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka vendosur vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Erdion Muho, si dhe caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim Erdion Muho atë të “arrest në burg”.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga personi nën hetim Erdion Muho, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës dhe revokimin e kërkesës së organit të akuzës.
Ngjarja për të cilën Eridon Muho u ndalua, ka të bëjë me eksplozivin që plasi në afërsi të Portit të Sarandës, mbrëmjen e 24 qershorit 2024, ku mbeti i vdekur 52 vjeçari, Armand Nelaj, mik i Muhos dhe biznesmen në fushën e makinerive të ndërtimit.
Eksplozivi kishte për qëllim tragetin turistik të një kompanie rivale me kompaninë e Muhos në transportin e udhëtarëve Sarandë-Korfuz. Për këtë Muho ia kishte lënë eksplozivin Nelajt që tia vinte anijes rivale.
Por lënda shëprthyese plasi para kohe për shkak të telefonit të Nelajt, duke mos shpërthyer në objektin e synuar por në duart e Nelajt i cili humbi jetën.
/rtsh.al/