E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë/ Aksident në Rrugën e Pestë, mjeti përplas një tjetër mjet të parkuar

Një aksident pa pasoja në njerëz ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Rrugën e Pestë të qytetit.

Një automjet tip Volkswagen, me targë AC258AF, me drejtues shtetasin e huaj Essah Alhajri, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet të parkuar, me targë IPB 7032.

Si pasojë e përplasjes, automjeti i parkuar është spostuar dhe ka goditur një tjetër mjet, me targë AA269SJ.

Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›