E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë/ Dhunuan me mjet prerës dy persona, 2 të arrestuar dhe 1 në kërkim

Dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi për motive të dobëta kanë dhunuar me sende të forta dhe mjet prerës dy shtetas, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Baba Rexhep”, në Sarandë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u arrestuan shtetasit M. H., 24 vjeç dhe Xh. S., 27 vjeç, ndërsa u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. Gj..

“Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit A. Gj., M. H. dhe Xh. S. kanë shkuar në banesën e shtetasit B. Q., ku për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta (shkopinj) dhe me mjet prerës, shtetasit E. Q., B. Q. dhe A. Q.. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit E. Q dhe A. Gj., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›