Saraqinishta, fshati me bukuri natyrore, banorët kërkojnë të zhvillojnë agroturizmin

Saraqinishta është një fshatra me histori të hershme në njësinë administrative Antigone të bashkisë Gjirokastër . Një fshat që ofron për syrin e njeriut një pamje mahnitëse që ja ka falur jo vetëm natyra por edhe dora e njeriut . Zonë rurale me banorët tepër punëtorë , të dashur e mikpritës . Më të moshuarit që gjejmë sot aty na tregojnë se si u ndërtua fshati dhe si ka qenë jeta aty vite më parë.
Bujqësia, blegtoria dhe emigrimi kanë mbajtur dikur fshatin ndërsa sot banorët thonë se veç tyre agroturizmi është kthyer në një ndër sektorët kryesor që banorët shohin me perspektiv . Ata tregojnë se turistët në fshatin e tyre për shkak edhe të afërsisë me Antigonen janë të shumtë në numër.
“Këtu ka shumë monumente kulture”, u shpreh një vendas.
Turizmi duket se gjithnjë e më shumë është një motiv për nxitjen e banorëve që janë larguar nga fshati Saraqinisht për rikthimin e tyre për të investuar drejt këtij sektori.
/RTSH/