E Martë, 3 Nëntor 2026

Sazani dhe Karaburuni tërheqin turistë/ Guidat: Interes nga shumë vende, dominojnë çekët dhe polakët

Nga Vlora nisen  drejt Sazanit,  ndalojnë  në  disa prej   gjireve  të  mrekullueshme  e vijojnë në Karaburun.

Është ky një prej udhëtimeve më të pëlqyera të të huajve që po vizitojnë Shqipërinë  këtë sezon veror.

Shqipëria vijon të zgjojë interesin e të huajve.   Të shumtë janë ata që kërkojnë të zbulojnë më tepër nga vendi ynë.

Në  Vlorë turistët janë nga shtete  të ndryshme, por sipas guidave turistike ata që po  dominojnë  aktualisht  janë polakët dhe çekët.

Ndërsa vizitojnë shumë prej plazhve të vendit tonë  dhe mbyllin turin  mbresëlënës  nga Sazani në Karaburun  të huajt largohen me mendimin se  sezonin e ardhshem do të vijnë sërish./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›