Schlitzie, gruaja që njihet si e fundit e aztekëve
Schlitzie, është një vajzë që ka mbartur një lloj sëmundje të rrallë, njerëzit e prekur prej së cilës, kanë koka në formë shumë të çuditshme, me majë, të hollë dhe në formën e një kokrre gruri.
Identiteti i vajzës që ka mbetur në librat e mjekësisë me këtë emër, është ende i paqartë, por mendohet se ajo ka jetuar lagjen e njohur Bronx të Nju Jorkut, ku edhe ka lindur më 10 shtator 1901.
Schlitzie ka lindur me sëmundjen e “microcephalus”, e cila shkakton moszhvillim të pjesës së kafkës, duke e lënë atë në përmasa fare të vogla, ndërkohë që pjesa tjetër e trupit zhvillohet.
Zmadhimi i kafkës së Schlitzie u ndal në moshën 4-vjeçare dhe koka e saj mbeti gjatë gjithë jetës në përmasat e një vogëlusheje. Mendohet se nga kjo sëmundje kanë qenë të prekur në masë Aztekët, qytetërim tashmë i zhdukur, të cilët dalloheshin për këtë formë të çuditshme të kokës.
Është ndoshta kjo arsyeja që Schlitzie njihet edhe si “azteku i fundit”. Schlitzie ka qenë një vajzë që mbahet mend për sjelljen e saj të dashur dhe buzëqeshjet e vazhdueshme, të cilat bënin për vete, ata që i rrinin afër, pavarësisht pamjes së saj të habitshme.
Schlitzie ka marrë pjesë në qindra festa karnavalesh, si dhe në një film. Vitet e saj të fundit ajo i ka kaluar në një shtëpi në Park Lake në Los Anxheles. Schlitzie jetoi normalisht. Ajo vdiq në 1971.