Seanca në Kushtetuese/ Qeveria: Sipas ligjit, Kryeministri nuk mund të delegojë kompetencat te një ministër tjetër

Sipas ligji, Kryeministri nuk mund të delegojë kompetencat te një ministër tjetër. Por ai mund të ushtrojë dhe një detyrë, ose të marr porfotolin e një ministri.” Kështu u shpreh në seancën në Kushtetuesë, përfaqësuesi i qeverisë Herald Jonuzaj dhe për këtë solli si precedent rastin e ish ministrit të jashtëm Gent Cakaj
Gent Ibrahimi: Po flasim për imunitet funksionarët publikë, imuniteti është gur themeli në një demokraci. Duke patur parasysh këta dy komponentë, dhe nenin 103 të kushtetutës, i referohet edhe mos përgjegjësisë edhe paprekshmërisë. Cili do ishte rregullimi ekuivalent
Herald Jonuzaj: Neni 73 parashikon imunitetin e deputetit brenda sallës së parlamentit, ndërkohë ishte kërkuar masa e arrestit, ajo cfarë del në pah nga vendimi është se garantimi ka të bëjë me funksionin e deputetit dhe janë të njëjtat liri që nuk duhet të cënojnë as ministrin. Dhe këtë e ka rregulluar vendimi 38, që ka vendosur shenjën e barazisë edhe për ministrin jo deputet.
Sonila Bejtja: Thatë se kryeministri nuk mund të propozojë akte, përvec atyre që nuk janë të parashikuara në kompetencat e ministrive. Po zv/ministri?
Herald Jonuzaj: Aktet propozohen vetëm nga ministri
Sonila Bejtja: Nga momenti që Gjykata Kushtetuese hoqi masën e pezullimit, sa projekt akte janë propozuar nga ministrja.
Herald Jonuzaj: Mbi 50 projekt akte.
Sonila Bejtja: A mundet Kryeministri të merrte vendim për të deleguar kompetencat e ministres?
Herald Jonuzaj: Kryeministri nuk mund të delegojë, por duhet që portofoli i asaj ministrie të kalojë te një ministri tjetër, ose të merrte ai portofolin e ministrisë, që nënkupton shkarkim defakto. kini parasysh rastin e ministrit Cakaj
Sonila Bejtja: Edhe kjo përkohësisht
Herald Jonuzaj: Nuk mund të bëhet përkohësisht./abcnews.al