E Hënë, 2 Nëntor 2026

Seanca paraprake, GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për t’u njohur me aktet e dosjes, largohet avokati

GJKKO ka rrëzuar një tjetër kërkesë të kryebashkiakut, Erion Veliaj për tu njohur me aktet e dosjes, si edhe për të dalë nga kafazi i qelqtë në sallën e gjyqit.

Kërkesa nga mbrojtja e Veliajt u rrëzua me vendim të GJKKO-së, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Pas kësaj, Veliaj komunikoi heqjen nga mbrojtja të avokatit Artan Gjermeni, ndërsa gjykata caktoi Valentina Teodoreskun avokate kryesisht.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›