E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen armë, granata dhe qindra fishekë luftarak në Durrës, 3 të arrestuar

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Kalibri” dhe ka goditur dy raste të mbajtjes pa leje, të armëve të zjarrit.

Në kuadrë të këtij operacioni u vunë në pranga tre shtetas; L. D., dhe A. M., të dy banues në Lezhë, të cilët u kapën duke lëvizur me automjet, në hyrje të qytetit të Durrësit, dyshohet për të shitur një armë zjarri (pistoletë) me 2 krehra dhe fishekë.

Arma dhe municioni u gjetën në çantën e pasagjerit, shtetasit L. D., të cilit iu gjet dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu në pranga ra shtetasi D. T., pasi gjatë kontrolleve në banesë në fshatin Shtrazë, Shijak, iu gjetën 1 armë zjarri (kallashnikov), 1 granatë mbrojtëse (me ndezës të montuar), 1 krehër arme dhe qindra fishekë luftarak, që posedoheshin pa leje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›