E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen rroba kontrabandë, 52-vjeçari nga kukësi do t’i shiste në tregun “5 Maji” në Tiranë

Policia e Tiranës ka sekuestruar veshje sportive kontrabandë me vlerë 40 mijë euro.

Specialistët e krimit Ekonomik dhe Financiar kanë arrestuar një 52-vjeçar nga Kukësi i cili me furgonin e tij po transportonte veshjet e futura ilegalisht në treg.

Ndalimi i furgonit nga forcat e policisë është realizuar në rrugën “Bardhyl” në kryeqytet dhe gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur veshjet sportive kontrabandë.

Nga hetimet rezulton se 52-vjeçari do t’i shiste këto veshje në dyqanet e vendosura në tregun “5 Maji” në Tiranë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›