E Diel, 1 Nëntor 2026

Semenyo pagëzohet përpara transferimit te Manchester City

Antoine Semenyo, i cili pritet që të transferohet te Manchester City, ka publikuar një video ku shikohet teksa pagëzohet në njërin prej plazheve të Bournemouth.

25-vjeçari nga Gana është shumë pranë transferimit në “Etihad Stadium” pasi “Qytetarët” kanë rënë dakord të paguajnë plot 65 milionë stërlina për shërbimet e tij.

“Nuk e di nga t’ia filloj”, shkroi sulmuesi i Bournemouth në Instagram, ndërsa postoi momentet e tij të preferuara nga viti i kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›