E Martë, 3 Nëntor 2026

Senatori Alex Padilla: Harris dhe Walz do të mbrojnë ëndrrën amerikane

Senatori i Kalifornisë, Alex Padilla, i cili u betua për të plotësuar vendin e Senatit të Kamala Harris në vitin 2021 pasi ajo u bë zëvendëspresidente, në fjalën e tij në natën e katërt të Konventës Kombëtare Demokrate, u ndal te mënyra se si ai dhe Harris janë produkt i ëndrrës amerikane. Kjo pasi, sikurse tha ai, vijnë nga familje emigrantësh dhe janë ngritur në nivelet më të larta të funksioneve publike.

“Pyetja ime për ju është kjo: Këtë nëntor, kush është gati të mbrojë ëndrrën? Tim Ëalz është gati të mbrojë ëndrrën. Kamala Harris është gati të mbrojë ëndrrën”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›