Senatori republikan: Trump dëmtoi kandidatët e partisë në zgjedhje

schedule09:14 - 4 Nëntor, 2026
Senatori republikan Ron Johnson ka pranuar se Donald Trump mund të ketë dëmtuar shanset e kandidatëve republikanë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA.
Në një intervistë për BBC Radio 4, Johnson e cilësoi rezultatin e partisë së tij si një humbje që la shije të keqe, duke theksuar se lufta në Iran dhe rritja e çmimeve të karburanteve kanë ndikuar te votuesit. Ai kujtoi se zgjedhjet e mesmandatit zakonisht shërbejnë si një referendum për administratën në pushtet.
Megjithëse mbrojti disa nga politikat e Trumpit, veçanërisht për kontrollin e kufirit dhe inflacionin. Johnson shtoi se Trump u kishte kërkuar votuesve të silleshin sikur emri i tij të ishte në fletën e votimit dhe duket se ata e morën fjalë për fjalë këtë mesazh.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

