E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi Luftoni keqperdorimine parave publike merrni reforma

TIRANE- Ambasadori i Bashkimit Europian kerkoi me shume progres ne luften kunder korrupsionit dhe keqperdorimit te parave publike. Per ambasadorin Ettore Sequi kjo detyre nuk eshte e lehte por e mundshme. Ai ishte i pranishem sot ne prezantimin e nje projekti te financura nga Bashkimi Europian per prokurimet publike ku nenvizoi se reformat duhet te behen nga vete autoritetet shqiptare.

Ne mbeshtesim qeverisjen e mire sepse ne mbeshtesim integrimin e vendit ne BE. Ne nuk mund te udheheqim reformen e prokurimeve publike nuk jemi ne qe miratojme ligjet. Ne besojme tek nje sistem qe te perfitoje si biznesi ashtu edhe publiku. Jemi ketu per te ndihmuar por gjithesesi kjo eshte puna juaj tha Sequi.
Ambasadori shtoi se BE pret qe gjate ketij viti te kete nje progres me te madh sa i perket luftes ndaj korrupsionit. Kete vit ne shpresojme qe te jemi ne gjendje te raportojme progresin ne luften kunder korrupsionit. Kjo perfshin edhe luften kunder keqperdorimit te parave publike nuk eshte detyre e lehte por eshte e mundshme. Ne besojme se ky projekt financuar nga taksapaguesit evropiane dhe zbatuar nga dy shtete anetare do te ndihmoje ne kete drejtim ne mundesine e progresit dhe avancimit te vendit drejt integrimit shtoi Sequi.

Projekti i BE-se per prokurimet publike do te ndihmoje per forcimin e aktiviteteve kontraktuese per te luftuar praktikat potenciale korruptive dhe per te siguruar gare te drejte per prokurimet publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›