E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, SHBA i zgjat licencën e NIS-it, Vuçiç: marrëveshja me MOL mbyllet më 23 janar

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë zgjatje Industrisë së Naftës së Serbisë për të punuar deri më 23 janar. Kjo do të thotë se Rafineria e Pançevës mund të rifillojë aktivitetin pas pothuajse dy muajsh pezullim.

Që nga tetori, NIS-i ndodhej nën sanksione për shkak të pjesëmarrjes ruse në pronësi. Pa këtë licencë, kompania nuk mund të importonte naftë të papërpunuar, ndërsa më 2 dhjetor, rafineria u mbyll përfundimisht. JANAF njoftoi se është gati të sigurojë furnizimin e pandërprerë të rafinerisë.

Dy ditë më parë, u miratua licenca që lejon transportin e naftës përmes tubacionit dhe anijeve. Ndërkohë, negociatat mes NIS-it dhe kompanisë hungareze MOL vazhdojnë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të premten se pret që pikat kryesore të marrëveshjes mes Naftës Industrisë së Serbisë (NIS) dhe blerësit, kompanisë hungareze MOL, të përfundojnë deri më 23 janar.

Ai tha për Radio-Televizionin e Serbisë (RTS) se grupi MOL do të jetë partneri i ri i NIS-it. Ai shtoi se nëse nuk jepet miratimi nga Shtetet e Bashkuara, NIS-it do t’i hiqet sërish licenca për punë. Kushti i SHBA-së për heqjen e NIS-it nga lista e sanksioneve ishte largimi i kompanive ruse nga pronësia.

Pjestarët në NIS janë: kompania shtetërore Gazprom, filiali i saj Gazprom Neft dhe aksionarët nga Sankt Peterburgu zotërojnë 56.15% të aksioneve, Serbia 29.87%, ndërsa pak më pak se 14% është në pronësi të aksionarëve më të vegjël

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›