E Hënë, 2 Nëntor 2026

Serbi, përplasje në protesta/ Policia shpërndan tubimin kundër Vuçiç, arrestime dhe të plagosur

Situata me protestat në Serbi eshte pershkallezuar mbremjen e se martes kur përkrahësit e Partisë Progresive Serbe te presidentit Aleksander Vuçiç u perplasen me protestuesit, perpara godines se partise.

U desh nderhyrja e policise per te ndare dy grupet e qytetareve gjate se ciles 16 oficerë policie dhe më shumë se 50 qytetarë u plagosën.

Ministria e Punëve të Brendshme te Serbisë deklaroi se qytetarët sulmuan policët dhe përkrahësit e Partisë Progresive Serbe.

Sipas drejtorit te Pergjithshem te Policise, keto protesta nuk ishin paralajmeruar dhe as nuk ishte marre leje per to.

“Policia arrestoi disa persona gjatë natës dhe mëngjesit, situata ne Beograd u qetësua vetëm këtë mëngjes. Pati gjithashtu tubime në Nish. Ne nuk po mbronim një grup, por po mbronim rendin dhe paqen publike, nuk lejuam një përplasje të qytetarëve.”

I pyetur nëse policia përdori forcë, Vasiljević tha se policia tentoj vetem te ndante grupet dhe te shmangte nje pershkallezim te situates.

“Nderhyme edhe ne rradhet e simpatizantëve të partise progressive serbe dhe tek ata qe erdhen per ti sulmuar keta simpatizante. Duhet ta dini se është e vështirë të gjesh sensin e mases ne nje situate te tille ne mes te zonave urbane.”

Pas ketij akti Studentët i kane bënë thirrje qytetarëve te organizohen për një protestë urgjente.

Tubimet ne Serbi nuk jane ndalur qe nga 1 nentori i 2024 kur pas tragjedise se Novi Sad humben jeten 16 persona. Qe prej asaj kohe qytetaret, kryesisht studente kerkojne zgjedhje te parakohshme me arsyetimin se kjo qeveri eshte e zhytur ne korrupsion, edhe pse Vucic nuk ka dhene asnje shenje per dorezim perpara kesaj kerkese./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›