E Martë, 3 Nëntor 2026

Serë kanabisi në Thumanë, arrestohet 28 vjeçari/ I riu me masën ‘arrest në burg’, ishte në kërkim nga policia

Një serë ku kultivohej bimë narkotike kanabis  është zbuluar në Thumanë.  Policia e Krujës ka rënë në gjurmët e saj  pas kontrollit të territorit nga  toka dhe ajri  me dronë.

Policia ka vënë në pranga  Florjan Aliun  28 vje砠 banues në Thumanë të cilin e ka kapur duke u kujdesur për bimët narkotike.  Kanabisi sipas policisë u dogj.

28 vjeçari ishte në kërkim nga  unformat blu pasi  Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. / abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›