Sezoni i qershive në Kukës – Banorët shprehen të kënaqur me prodhimin dhe fitimin

Në fshatin Surroj Hekuran Keci para 15 vitesh ka mbjellë 300 fidanë qershi. Ai tregon se është i kënaqur me prodhimin e tyre.
“Janë rreth 300 fidanë dhe janë mbledh rreth 15 vite dhe japin prodhim maksimal”, tha Hekurani.
Kujdes i shtuar tek pema e qershisë duhet kur krijohet fruti në pemë.
“Jam i kënaqur nga ajo që marrë”, tha Hekurani.
Hekurani thekson se janë të angazhuar familjarisht dhe se është një punë e frytshme që ia vlen të merresh me të. Gjithsej ka 40 dynym ndërsa është munduar ta shfrytëzoj me fidanë të llojeve të ndryshme. Hekurani thotë se vendi ynë është i përshtatshëm për të krijuar baza ekonomike.
/RTSH/