E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sezoni turistik/ Radhë kilometrike në Shëngjin

Edhe pse fundjavë trafikut nuk i kanë shpëtuar të gjithë ata që kanë zgjedhur bregdetin e Shëngjinit për të pushuar këtë të Mërkurë.

Qindra automjete janë në radhë për të dalë nga “Rana e hedhun” në Shëngjin.

Sipas pushuesve që prej orës 19:00 është krijuar vargu i automjeteve dhe ende nuk kanë shkuar në qendër të Shëngjinit.

Po ashtu, trafik ka edhe në dalje të Shëngjinit deri në afërsi të rrugës nacionale Lezhë – Milot.

Që prej nisjes së sezonit turistik, të gjithë ata që kanë zgjedhur bregdetin Adriatik për të pushuar janë përballur me trafik të rënduar në orët e para të ditës dhe në mbrëmje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›