E Diel, 1 Nëntor 2026

Sfida për bashkitë e vogla, Demo: Mungesa e burimeve njerëzore dhe kapaciteteve po vështirëson ofrimin e shërbimeve dhe zhvillimin lokal

Mungesa e kapaciteteve dhe burimeve njerëzore mbetet sfida kryesore për bashkitë e vogla në vend.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Reformës Territoriale deklaroi se rreth 47% e bashkive të vogla hasin vështirësi të theksuara në ofrimin e shërbimeve dhe në zhvillimin lokal.

“47% e bashkive të vogla në këto 10 vite kanë sfida të theksuara sa i përket nivelit të shërbimeve. Bashkitë që janë më të mëdha kanë një performancë më të lartë”, tha ai.

Ministri tha më tej se 10 vitet e fundit të reformës territoriale kanë sjellë përmirësime, si rritja e të ardhurave vendore dhe e transparencës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›