E Martë, 3 Nëntor 2026

‘Shansi i fundit’… i humbur/ Dështon seanca e 53-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Asgjë e re…

Deputetët e zgjedhur kanë dështuar të arrijnë konstituimin e Kuvendit në tentimin e 53-të të tyre.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, si edhe në seancat e kaluara ua ndërpreu fjalën deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, deputetes të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu dhe deputetes të AAK-së, Time Kadrijaj.

Pas kësaj Dehari tha se në sallë kanë qenë 107 deputetë, ku 56 kanë votuar për, kundër jo, as abstenim.

Sot, shënohet dita e fundit të afatit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket çështjes së funksionalizimit të parlamentit./ abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›