Shansi i fundit për maturantët, nesër mund të aplikojnë për regjistrimin në universitete

Ditën e nesërme, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, maturantët të cilët nuk janë regjistuar ende në universitete do të kenë mundësinë të plotësojnë formularin “A-1Z”.
Ky dokument duhet të plotësohet fillimisht online nëpërmjet portalit “e-albania” dhe më pas duhet të konfirmohet në shkollën përkatëse nga vetë maturanti.
Aplikimi vlen vetëm për kandidatët që kanë përfunduar të gjithë detyrimet e maturës shtetërore dhe për ata kandidatë që dëshirojnë të ndjekin arsimin e lartë në vitin shkollor 2024-2025. /vizionplus.tv