E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shefi i CIA-s takon Albin Kurtin, një orë bisedë në Prishtinë për tensionet e fundit në veri dhe sigurinë në rajon

Drejtori i agjencisë së inteligjencës amerikane Uilliam Burns u takua me kryemninistrin Albin Kurti në ditën e dytë të vizitës së paparaljmëruar, në Kosovë.

Shefi i CIA-s mbërriti në zyrat e qeverisë në orën 09:00 i shoqëruar edhe nga ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier dhe u pa të dilte prej andej rreth një orë më vonë.

Të enjten, Burns zhvilloi bisedime  me presidenten Vjosa Osmani e cila e konfirmoi  takimin përmes një postimi ku shkruante se, Aleanca me SHBAtë është garanci për siguri, paqe dhe sukses.

Vizita e Burns në Prishtinë vjen mes tensoneve që ka nxitur vendimi i qeverisë së Kosovës për hapjen e urës mbi Lumin Ibër në Mitrovicë. Vendimi i cili është kritikuar dhe quajtur sfidues, ka shkaktuar përcarje mes qeverisë në Prishtinë dhe partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë SHBA dhe vendet e Quintit.

Vizita e Ulliam Burns në Prishtinë vjen pas asaj në Sarajevë dhe Serbi në tre ditët e fundit.

Në Sarajevë shefi i inteligjencës amerikane u takua me homologët e tij nga sektori i inteligjencës, me anëtarët e Presidencës së këtij shteti dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës./vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›