Shembje masive dheu, bllokohet për tre orë rruga nacionale Burrel – Klos

Rruga nacionale Burrel-Klos u bllokua për rreth 3 orë mëngjesin e së premtes, pas një shembjeje masive dheu në fshatin Bërshi të Klosit. Masivi i dheut përfundoi mbi karrexhatë, duke bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve në të dy drejtimet.
Sipas burimeve, shembja ka ndodhur për shkak të mbushjes me ujë të kanalit vaditës të luginës së Matit, fenomen që zakonisht ndodh gjatë stinës dimrit.
Pas ndërhyrjes së mjeteve të pastrimit, rruga është hapur për qarkullim, ndërsa puna për pastrimin e plotë të dherave vazhdon. Policia ka monitoruar dhe drejtimin e trafikut gjatë gjithë kohës për të siguruar lëvizjen e automjeteve.
/vizionplus.tv