E Diel, 1 Nëntor 2026

Shënjestër e sulmeve iraniane/ Ishte ankoruar në Dubai, dëmtohet anija cisternë

Një anije cisternë nafte raportohet se u godit, ndërsa ishte e ankoruar në Dubai.

Mediat e huaja kanë publikuar fotografi të dëmit të shkaktuar ndaj anijes së Kuvajtit që transportonte naftën bruto, Al Salmi.

Sipas raportimeve, tankeri nuk pësoi derdhje nafte dhe nuk u raportuan të lënduar nga goditja.

Gjithashtu agjencia e lajmeve KUNA, raportoi më parë se anija ishte shënjestër e një sulmi iranian, duke shkaktuar dëme dhe zjarr në bord.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›