Shërbimi "Dëmi im" në e-Albania, 116 aplikime, 3,44 milionë vlera e dëmeve të deklaruara - ATSH -
TIRANË, 2 nëntor /ATSH/ Bizneset e vogla që kanë pësuar dëme materiale gjatë protestave kanë nisur të regjistrojnë dëmet nëpërmjet portalit “e-Albania”, ku është krijuar hapësira e dedikuar “Dëmi im”.
Administrata Tatimore vijon ndjekjen e situatës së bizneseve të prekura, përmes verifikimeve në terren dhe raportimeve në shërbimin “Dëmi im”.
Deri tani, sipas DPT-së, janë 116 aplikime në platformë, ndërsa vlera totale e dëmeve të deklara online është 3,44 milionë euro.
10 grupe pune të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve po kryejnë verifikimet në terren. Paralelisht, po kontrollohet edhe dokumentacioni i paraqitur për të krijuar regjistrin e dëmeve të evidentuara.

/e.i/r.e/a.f/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
