Shërbimi “Dëmi im”, rreth 116 aplikime! 3.44 milionë lekë, vlera e dëmeve të

Bizneset e vogla që kanë pësuar dëme materiale gjatë protestave kanë nisur të regjistrojnë dëmet nëpërmjet portalit “e-Albania”, ku është krijuar hapësira e dedikuar “Dëmi im”.
Administrata Tatimore vijon ndjekjen e situatës së bizneseve të prekura, përmes verifikimeve në terren dhe raportimeve në shërbimin “Dëmi im”.
Deri tani, sipas DPT-së, janë 116 aplikime në platformë, ndërsa vlera totale e dëmeve të deklara online është 3,44 milionë euro.
10 grupe pune të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve po kryejnë verifikimet në terren. Paralelisht, po kontrollohet edhe dokumentacioni i paraqitur për të krijuar regjistrin e dëmeve të evidentuara.