E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shërbimi Sekret i SHBA-së trajnon gardistët që mbrojnë edhe SPAK

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, njoftoi sot se tetë anëtarë të Gardës së Republikës kanë kryer trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA-së.

Në njoftim thuhet se “Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar”.

Sipas Ambasadës së SHBA-së, në këtë trajnim morën pjesë anëtarë të Gardës së Republikës, të cilët ofrojnë shërbime për mbrojtjen e zyrtarëve të qeverisë shqiptare, përfshirë prokurorët e SPAK.

Trajnimi taktik i nivelit të lartë u realizua nga Shërbimi Sekret i SHBA në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara në Budapest.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjithashtu ofron pajisje taktike dhe është krenare që zhvillon trajnime të rregullta me individët e guximshëm që mbajnë të sigurt zyrtarët e drejtësisë në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

/e.i/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›