E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr në Shkodër, plagoset me thikë 33-vjeçari

Një konflikt mes dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Shkodër. Sherri ka degjeneruar në dhunë fizike ku janë përdorur edhe thikat e sëpata.

Si pasojë, ka mbetur i plagosur një person, i identifikuar si Pjetër Guraleci. I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

“Rreth orës 18:30, në sheshin “Prek Cali”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. G., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›