Sherri/ Hoxha: Ju ka vënë Berisha ta bëni pis SPAK-un? Sulo: Kur e godisja unë Berishën, ti nuk ishe fare

Dy gazetarët, Poli Hoxha dhe Arion Sulo kanë debatuar në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ për fokusin që duhet të ketë SPAK si dhe të godasë ekonomi e grupeve kriminale që bashkëpunojnë me politikën.
Gazetari Poli Hoxha se për opozitën është i rëndësishëm Sali Berisha dhe asgjë tjetër nuk ka vlerë.
Hoxha: ky është një proces historik dhe besoj se do shkoi deri në fund dhe besoj se ata të SPAK nuk më dëgjojnë as mua dhe asnjë njeri tjetër. Është një procës i mbrojtur, i ndihmuar dhe i atashuar nga SHBA-ja. Rëndësi ka që po ecet përpara se krimi nuk ka ngjyr politike. Duhet ndarë krimi i organizuar me politikën dhe duhet goditur.
Sulo: Pse nuk i heton SPAK nga i marrin lejet e ndërtimit dhe tenderat këta . a i marrin nga qeveria?
Hoxha: Patjetër që po hetohet dhe do kohën e vetë.
Sulo: Po pse u dashka kaq kohë të hetohen kullat që janë në qendër të Tiranës. Je gazetar i vjetër z. Hoxha pse duhet kohë të hetosh kullat e Tiranës që janë 5 mijë euro metri katror.
Hoxha : Dëgjo këti…dëgjo këtu..Ti a je pro kësaj që po bënë SPAK apo jo? Apo keni vënë një Sali Berishë dhe keni hallin e tij dhe ccdo gjë tjetër që bënë SPAK nuk quhet.
Sulo: Çfarë po thua o Poli..! Poli qetësohu.. se kur e kam goditur unë Saliu ti nuk ishe fare. Nuk je
/rtsh.al/