E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sherri me përfshirjen e efektivëve në Sarandë, pezullohet menjëherë nga puna inspektori

Një punonjës policie  në Sarandë është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale.

Videoja e përfshirë shfaqte inspektorin të angazhuar si trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Sarandë, duke mbajtur armën e shërbimit gjatë një mosmarrëveshjeje me disa qytetarë në Ksamil.

“Në lidhje me një video të publikuar sot në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie, i angazhuar si trupë shërbimi roje në një pikë bllokimi automjetesh në Ksamil, duke mbajtur në dorë armën e shërbimit gjatë një mosmarrëveshjeje verbale me disa qytetarë, ju sqarojmë se:

Me publikimin e rastit, punonjësi i Policisë, inspektor A. I., me detyrë trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon qytetarët dhe mediat që denoncojnë rastet e shkeljeve dhe i fton sërish ata të denoncojnë çdo rast të tillë në numrin 112, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të paanshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›