E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri mes dy turqve në Sauk, kush është i plagosuri me armë zjarri

Halil Uçari është i plagosuri me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në zonën e Saukut, në Tiranë.

Ai u qëllua në shpatull gjatë një konflikti me një shtetas tjetër turk. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet stabël, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.

39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›