E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfytyrimi i mbamendjes sone historike

Mbamendja e te kaluares
Te gjithe popujt historike i karakterizon mbamendja e se kaluares. Ata e mbajne mend e rrefejne e shpjegojne dhe e vleresojne te kaluaren e tyre sepse ashtu me mbamendjen e saj e deshmojne qenien dhe i ruajne vlerat e krijuara.
Mbamendja e se kaluares qendron ne themelet e kulturave te te gjithe ketyre popujve qe i quajme historike.
Historiani i pare dhe me i madhi Herodoti ne librin e pare me titullin Klijat te historise se tij qe aq shume ka ndikuar ne historiografine e shekujve te mevonshem na ben me dije se ate histori e ka shkruar me qellim qe me kalimin e kohes te mos zvogelohet rendesia e asaj qe njerezimi ka krijuar me qellim qe veprat e medha dhe te mrekullueshme si ato qe kane krijuar helenet ashtu edhe ato qe kane krijuar barbaret te mos harrohen dhe me ne fund me qellim qe te shpjegoje perse ne mes te heleneve dhe barbareve jane bere luftera.
Shqiptaret hyjne nder popujt historike qe me perkushtim te jashtezakonshem e mbajne mend e rrefejne e shpjegojne dhe e vleresojne te kaluaren e tyre.
Mbamendjen e se kaluares shqiptare e deshmojne edhe letersia popullore edhe letersia e shkruar.
Jane te shumta dhe jane te ndryshme llojet e krijuara gojore me anen e te cilave populli shqiptar e rrefen te kaluaren e tij. Dhe jo vetem e rrefen por ne te njejten kohe ne te njejtat lloje gojore e shpjegon dhe e vlereson.
Perkushtimi i popullit shqiptar ndaj se kaluares domethene ndaj historise edhe me i dukshem edhe me i gjithanshem eshte ne letersine e shkruar. Njera prej veprave te para sa shkencore aq edhe letrare ne te cilen deshmohet ky perkushtim ndaj mbamendjes ndaj shpjegimit dhe ndaj vleresimit te se kaluares eshte Historia e Skenderbeut e Marin Barletit.

Arsyet e mbamendjes se te kaluares
Pse e mbajne mend e rrefejne e shpjegojne dhe e vleresojne te kaluaren e tyre shqiptaret
Si letersia gojore ashtu edhe letersia e shkruar na deshmojne se si edhe shume popuj te tjere historike edhe shqiptaret e mbajne mend te kaluaren e tyre per arsye te ndryshme qe mund te jene shoqerore shpirterore morale. E te tjera. Te gjitha keto arsye qe e kushtezojne dhe e frymezojne mbamendjen e se kaluares nderkaq mund te permblidhen ne pese kryesoret.
E para shqiptaret e mbajne mend e rrefejne e shpjegojne dhe e vleresojne te kaluaren e tyre sepse ne kete menyre duan te kujtojne e te tregojne se cmojne lart trimat te cilet ate te kaluar me te hershme a me te vonshme e kane shenuar me veprat e trimerise domethene me veprat e zemres.
E dyta shqiptaret e mbajne mend e rrefejne e shpjegojne dhe e vleresojne te kaluaren e tyre sepse ne kete menyre duan te kujtojne e te tregojne se cmojne lart edhe ata te cilet ate te kaluar me te hershme a me te vonshme e kane shenuar me veprat e mendjes domethene me veprat e urtesise.
E treta shqiptaret e mbajne mend e rrefejne e shpjegojne dhe e vleresojne te kaluaren e tyre sepse ne kete menyre duan ta gjejne e ta ruajne identitetin e tyre i cili ne kohe me te hershme a ne kohe me te vonshme eshte rrezikuar prej pushtuesve te ndryshem prej sjelljeve zakoneve besimeve mizorive te ndryshme te tyre.
E katerta shqiptaret e mbajne mend e rrefejne e shpjegojne dhe e vleresojne te kaluaren e tyre edhe kur ne te ne ngjarjet ne bemat ne figurat e saj te shquara gjejne ngushellim per shkak te pakenaqesive dhembjeve deshperimeve qe ua shkakton e sotmja - e sotmja politike ideologjike shoqerore morale ne te cilen jane te gjykuar te jetojne.
E pesta shqiptaret e mbajne mend e rrefejne dhe e shpjegojne te kaluaren e tyre edhe kur me disa ngjarje me disa figura te saj me disa te bera dhe me veprime te tyre nuk mund te pajtohen prandaj me mbamendjen me veprat letrare ne te cilat merren me ato ngjarje me ato figura te bera dhe me veprime te tyre i gjykojne e i ndeshkojne.
Dhe keshtu me kete mbamendje shqiptaret si edhe popujt e tjere historike e bejne historine mesuese te jetes prej se ciles brezat qe vijne do te marrin mesim se si duhet vepruar dhe se si nuk duhet vepruar ne jete se cka duhet bere dhe cka nuk duhet bere ne jete se me cka mund te jesh i dobishem e me cka i demshem per popullin tend.
Nuk ka dyshim se te gjitha keto arsye te mbamendjes historike te popullit shqiptar jane aq te medha aq thelbesore saqe ate mbamendje pashmangshem do ta bejne pambarimisht shume te perkushtuar dhe tejkohshem te qendruar.

Si eshte mbajtur mend e kaluara ne letersine shqipe
Si eshte mbajtur mend e kaluara ne letersine shqipe ne pergjithesi dhe ne letersine e periudhave te ndryshme historike ne vecanti
Megjithese arsyet e mbamendjes se te kaluares ne letersine shqipe ne pergjithesi jane te njejta apo perafersisht te njejta menyrat e sendertimit artistik gjuhesor te kesaj mbamendjeje prej nje periudhe letrare te tjetra jane pak a shume te ndryshme.
Ne letersine shqipe te para gjysmes se dyte te shekullit nentembedhjete domethene ne letersine prej historianeve te letersise e quajtur letersia e vjeter kryesisht fetare mbamendja e se kaluares eshte e rralle e pakte. Por ne ato pak vepra te letersise se kesaj epoke sic jane Historia e Skenderbeut e Marin Barletit dhe Rrethimi i Shkodres e Bicikemit e kaluara eshte plotesisht e personalizuar. Perfytyrimet fetare ne te jane dukshem me te shpeshta sesa perfytyrimet laike. E kaluara historia ketu ne mase te madhe jane te zevendesuara prej Zotit shenjtoreve engjejve.
Ne letersine e Rilindjes Kombetare e cila ne pjesen e saj me te madhe eshte letersi romantike po ashtu zoteron personalizimi i historise. Ngjarjet e mbajtura mend jane te rendesishme jane te denja per mbamendje per shkak se ne to eshte shquar nje figure e madhe per shkak se jane te perfaqesuara prej nje figure te madhe historike. Shembulli me tregues i se kaluares se rrefyer te shpjeguar e te vleresuar keshtu jane Istori e Skenderbeut dhe Qerbelaja e Naim Frasherit. Si ne keto dy poema historike ashtu edhe ne veprat e tjera te shkruara ne vargje a ne proze ne kete epoke figurat historike bemat dhe veprimet e tyre paraqiten madherueshem te idealizuara ne te gjitha pikepamjet. Heroizmi i ketyre figurave perfaqeson etiken e tyre. Dhe ky heroizem behet ne emrin e popullit dhe per popullin por vete populli pothuajse shihet pak ne veprat letrare te kesaj epoke. Trajtimi i se kaluares ishte vene keshtu ne sherbim te ideologjise kombetare e cila kishte ideal krijimin e shtetit shqiptar dhe ngritjen atdhetare e morale te shqiptarit.
Megjithese perbehet prej prirjesh te ndryshme ideostilistike - romantike realiste klasiciste simboliste apo madje ekspresioniste trajtimi i tille romantik i madherueshem i thjeshtesuar pak a shume i ideologjizuar zoteron edhe ne letersine ndermjet dy lufterave boterore. Deshmia me treguese per kete qe thuhet eshte epopeja e Gjergj Fishtes Lahuta e Malcis. Ne te me perjashtim te ndonje figure historike me shkurtimisht te trajtuar nuk paraqiten figura te medha historike por figura te zakonshme popullore reale apo te imagjinuara. Keto nuk jane figura me histori te trasheguar keto jane figura te panjohura qe vete me bemat e tyre behen histori. Duke u marre kryesisht me madherimin dhe folklorizimin e disa ngjarjeve te medha dhe disa figurave perfaqesuese letersia e kesaj periudhe si edhe letersia e Rilindjes Kombetare pothuajse e ka harruar sidomos dramen e madhe qe kishte perjetuar populli shqiptar ne lufterat ballkanike dhe pastaj ne te ashtuquajturen kohen e peripecive kur tre fqinjet - Serbia Greqia Mali i Zi dhe fqinji i pertej detit Italia masakrojne trojet shqiptare dhe u sjellin tragjedi te medha vetjake dhe te perbashketa shqiptareve.
E mbeshtetur ne politike e ne ideologji tjeter personalizimin e se kaluares historike e vazhdon edhe letersia shqipe pas Luftes se Dyte Boterore ne pergjithesi kurse letersia e realizmit socialist ne vecanti. Figures se madhe historike te Skenderbeut tani i shtohen natyrisht jo ne ato perpjesetime edhe figurat e Ali Pashe Tepelenes Abdyl Frasherit Isa Boletinit Azem Bejtes Shote Galices dhe nje numer heronjsh partizane. Mbamendja e se kaluares ne letersine shqipe kurre me perpara nuk eshte politizuar dhe ideologjizuar ne masen ne te cilen eshte politizuar dhe ideologjizuar ne kete kohe. Per me teper mund te thuhet se e kaluara ne letersine shqipe kurre nuk eshte rrefyer trajtuar e shpjeguar me anshem me thjeshtezueshem me rregjueshem se ne letersine e kesaj periudhe.
Eshte harruar natyrisht vetedijshem se si thote filozofja e njohur Agnes Heler ne vepren e saj Teoria e historise periudhat e se shkuares duhet ti kuptojme me sistemet e tyre te vlerave e jo me tonat ne qofte se vlerat tona i zbatojme ne gjykimet per to do te lendojme te verteten dhe normat e se vertetes. Ekziston vetem nje sistem vlerash zbatimi i te cilit na ben te mundshme qe ta organizojme lenden historike qe tia gjejme kuptimin dhe qe te mos e lendojme normen e te vertetes dhe ky eshte sistemi i vlerave qe qendron jashte historise qe nuk eshte historik por i amshueshem.

Mbamendja e se kaluares pas renies se komunizmit
Mbas renies se komunizmit eshte pritur - dhe une jam njeri prej te shumteve qe kane pritur - qe ne letersine shqipe gjere e gjate me vemendje te vecante me pervoje te re krijuese me gjuhe e stil pak a shume te ri artistik letrar do te rrefehet do te shpjegohet dhe do te gjykohet e kaluara me e larget dhe me e aferme. Eshte pritur qe letersia e vetedijes historike do ti trajtoje ngjarjet bemat figurat e harruara ne letersine e meparme do ti ritrajtoje dhe do ti rishpjegoje ngjarjet dhe bemat e foklorizuara e do ti cmitizoje figurat e mitizuara do ti cliroje prej shtresave politike dhe ideologjike ngjarjet bemat figurat rendesine kuptimin domethenien e te cilave e kishte shperdorur shtremberuar a falsifikuar letersia e meparshme ne Kosove e sidomos ajo e realizmit socialist ne Shqiperi.
Mjerisht kjo nuk ndodhi as sa pritej as si pritej.
Letersia shqipe ne te cilen me perzgjedhshem se ne letersine e realizmit socialist rrefehej shpjegohej dhe vleresohej e kaluara me pjesen e saj me te madhe vazhdoi te jete e politizuar dhe e ideologjizuar por tani e politizuar dhe e ideologjizuar prej nje politike dhe nje ideologjie tjeter. Nje cenim politik dhe ideologjik i vleres gjuhesore artistike u zevendesua prej nje cenimi tjeter politik dhe ideologjik. Ngjarjet bemat figurat historike dhe johistorike ne realizmin socialist te trajtuara tmerrshem njeanshem dhe te vena ne sherbim te politikes e te ideologjise komuniste tani u trajtuan dhe po trajtohen po aq tmerresisht njeanshem dhe po vihen ne sherbim te politikes e te ideologjise se vetequajtur demokratike kur e kur te paliruar prej ngjyresash politike skajshem te djathta. Ne letersine e kesaj kohe domethene te kohes pas renies se komunizmit ndodhi cka nuk ka ndodhur ne letersine e epokave dhe te periudhave te perparme ndodhi jo vetem mirekuptim por edhe madherim i renieve shpirterore e morale qe ne historine shqiptare ndodhen ndermjet dy lufterave boterore dhe sidomos gjate Luftes se Dyte Boterore por edhe gjate komunizmit. Bashkepunetore te pushtuesit fashist italian prej vitit 1939 deri ne vitin 1943 dhe bashkepunetore te pushtuesit nazist gjerman prej vitit 1943 e deri ne vitin 1945 u bene heronj te gazetarise te publicistikes e te disa veprave letrare te vena ne sherbim te disa partive Bashkepunetore te fashizmit a te nazizmit qe ne historiografine dhe ne letersine me teme historike te popujve historike quhen tradhtare te popullit e te shtetit qe gjykohen per tradhti te larte u shpallen figura te medha kombetare disa prej te cileve u shperblyen me cmime medalje e dekorata
Bashkepunetore te Enver Hoxhes - ne shpinen e te cilit tani ngarkohen te gjitha fajet per vendosjen mbajtjen dhunen propagandimin shpalljen e ligjshme te adhurueshme te diktatures perpos ne shtet e ne shoqeri edhe ne shkence ne letersi e ne arte te tjera - partizane te perbetuar palodhshem servile ndaj ideologjise dhe politikes se tij te brendshme e te jashtme ndaj cdo fjale cdo sjelljeje cdo mase cdo dekreti e cdo ligji te tij tani ngrihen ne shtetin e vetequajtur demokratik a shpallen figura te medha kombetare adhurohen ne publicistike ne letersi ne media te shkruara dhe elektronike lartesohen me cmime medalje e dekorata
Per te qene edhe me i pergjithshem me i pershtrire ne histori ky shfytyrim i mbamendjes se te kaluares ne letersi dhe ne publicistike u tregua e po tregohet edhe ndaj figurave te medha te Rilindjes Kombetare qe krijuan shtetin shqiptar - Shqiperine. Pashko Vasa Jani Vreto vellezerit Frasheri ne menyre te vecante Sami Frasheri Ismail Qemali Luigj Gurakuqi nismetari i modernizimit anglo - amerikan te Shqiperise Fan Noli u mbuluan me menjaneri kur e kur me mosdurim ne mbamendjen e pertashme historike me trajtimin e se ciles po merret publicistika shqiptare si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove. Per dallim prej ketyre figurave te medha keshtu te shperfillura Kongresi i Drejtshkrimit i Gjuhes Shqipe e arritura me e madhe shkencore kulturore dhe politike gjithekombetare ne periudhen e komunizmit u vu para nje fushate teper te vrazhde politike dhe pseudoshkencore
Eshte e qarte letersia dhe publicistika shqipe pas renies se komunizmit ende nuk ka roman te rendesishem per kohen e komunizmit Kjo e vertete e pakuptueshme na ben te shtrojme pyetjen a mund te shkruajne roman te tille te rendesishem shkrimtaret te cilet me vepra letrare me publicistike me veprimtari politiko shoqerore ne kohen e komunizmit e shpallen diktaturen me ideologjine e saj me politiken e saj me realizmin e saj socialist me dhunen e saj me rendin e saj kushtetutar juridik ne te vertete partiak rend te ligjshem te amshueshem me humanin e me te tejcmuashmin ne bote
Eshte e qarte letersia shqipe sikur eshte terhequr para nje krijimtarie me se shpeshti gjysmeletrare e gjysme shkencore - para publicistikes kujtimeve ditareve prozave dokumentare filmave dokumentare fejtoneve ne pjesen me te madhe te te cilave per diktaturen per Enver Hoxhen per zedhenesit e tij shkencore letrare e artistike domethene per servisin e tij intelektual si dhe per Kosoven sidomos pas vitit 1981 larg me shpesh dhe larg me shume se me te verteta shkruhet e flitet me spekulime me falsifikime me genjeshtra me intriga me truke me stil te stolisur kur e kur edhe me erotike familjare apo madje me te pergjithshme - kombetare qe do te mund te quhej moralisht dhe kombetarisht tragjik sikur te mos ishte njekohesisht banal
Une nuk do te flas me kete rast as per ideologjine as per politiken as per qendrat e brendshme e sidomos te jashtme qe e frymezojne apo ndoshta e financojne kete shfytyrim mendor e moral te mbamendjes sone historike ne nje pjese te madhe te letersise dhe te publicistikes sone. Do te them vetem kaq
Ne historine me te re shqiptare dhe ne krijimtarine e kesaj historie ngjan cka nuk ngjan ne historine dhe ne krijimtarine e popujve historike te Evropes sot. Deri kur

Pergjigjet krijuese artistike ne tri pyetje thelbesore
Nuk ka dyshim se populli shqiptar eshte popull i vogel me numer te vogel banoresh dhe me histori ne pjesen me te madhe te kohes tragjike. Pushtimet nga pushtues te Lindjes e te Perendimit ne njeren ane kurse luftera per clirim prej tyre ne anen tjeter e shenojne kete histori. Pushtimet nga te huajt dhe sundimet nga tirane despote e diktatore te huaj e te brendshem e bejne historine shqiptare histori qe e ka munduar dhe sic po shihet vazhdon ta mundoje popullin shqiptar.
Letersia nuk eshte loje artistike. Letersia eshte krijimtari gjuhesore artistike qe i drejtohet mendjes ndjenjave vetedijes se njeriut. Kur e rrefen kur e shpjegon dhe kur e vlereson te kaluaren letersia e ketu mendoj ne letersine e madhe qe merret me te kaluaren pashmangshem duhet te pergjigjet ne tri pyetje cka Pse Si Pra cka ka ndodhur pse ka ndodhur dhe si ka ndodhur Njeriu historik a johistorik eshte protagonisti i atyre ngjarjeve i atyre fitoreve a disfatave i atyre dramave a tragjedive qe qendrojne para pyetjeve cka si pse
Letersia e vertete letersia e madhe qe e rrefen qe e shpjegon qe e vlereson te kaluaren duke mos shperfillur te dhenat - sic i shperfillin shkrimtaret e vegjel duke mos u pushtuar prej te dhenave - sic pushtohen shkrimtaret e mesem por duke perzgjedhur te dhenat thelbesore qe i bejne te mundshme te paraqese te verteten per njeriun shoqerine e kohen - sic bejne shkrimtaret e medhenj eshte ajo letersi mbi te kaluaren qe e ben te kuptuar thelbesisht historine dhe qe e nxit te lirohet prej mundimit te saj njeriun. Per ta cliruar prej mundimit te historise per ta vetedijesuar dhe per ta pasuruar shpirterisht lexuesin e saj ajo rrefen ajo shpjegon dhe ajo vlereson me te njejtin perkushtim e me te njejtin shikim kritik ngritjet dhe reniet shpirterore e morale te njeriut domethene te popullit. Si shkrimtar dhe historian i letersise shqipe pambarimisht shume e kam deshiruar dhe vazhdoj ta deshiroj romanin historik me semantike me estetike dhe me etike te tille deshiroj ta shkruajne shkrimtare tane te tjere dhe deshiroj ta shkruaj edhe vete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›