E Diel, 1 Nëntor 2026

Shikoj një luan, Netanyahu takon pasagjerin që ndërhyri gjatë incidentit në avion (VIDEO) –

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka takuar pasagjerin Yoniv, i cili ndihmoi në neutralizimin e bashkëpilotit nga Omani, i dyshuar se tentoi të rrëzonte një avion të kompanisë Flydubai me rreth 180 persona në bord.

Gjatë takimit, Yoniv ishte ende i veshur me bluzën e mbuluar me gjak, pasi kishte ndërhyrë për të ndaluar bashkëpilotit gjatë incidentit në avion.

Netanyahu e vlerësoi pasagjerin për veprimin e tij, duke e cilësuar hero.

“Yoniv, je një hero i vërtetë. Të shoh dhe shoh një luan. Shikoj një hero të madh”, i tha Netanyahu.

Pasagjeri iu përgjigj: “Ne jemi një komb luanësh, apo jo? Am k’lavi”.

Yoniv tregoi se incidenti ndodhi rreth një orë e 10 minuta përpara kohës së planifikuar të uljes së avionit në Izrael.

Sipas kryeministrit izraelit, ndërhyrja e pasagjerit mund të ketë shpëtuar jo vetëm të gjithë personat që ndodheshin në bordin e avionit, por mund të ketë parandaluar edhe një katastrofë më të madhe, nëse avioni do të kishte arritur të hynte në hapësirën ajrore të Izraelit.

Motivi i saktë i ngjarjes mbetet ende nën hetim.

יניב, אתה גיבור אמיתי. אנחנו עם של אריות! pic.twitter.com/55AgmAvzIG

— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) September 30, 2026

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›