E Diel, 1 Nëntor 2026

Shira të dendur dhe shkarkime elektrike në Fier, rriten prurjet e lumenjve, në Mallakastër 3 fshatra pa energji

Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me shkarkime elektrike kanë përfshirë gjithë territorin e qarkut të Fierit prej orëve të para të mëngjesit duke detyruar ekipet e emergjencave civile të qëndrojnë në gatishmëri. Nga monitorimi në terren i niveleve të lumenjve niveli i këtyre të fundit është në kuota normale. Por gjendja e alarmit vazhdon pasi prurjet e lumenjve pritet të shtohen gjatë ditës së sotme.

Në Mallakastër tre fshatra janë pa energji elektrike për shkak të defekteve në rrjet dhe po punohet për riparimin e tyre. Defekte në rrjetin e energjisë kanë ndodhur edhe në bashkitë e tjera të qarkut por ekipet e OSHEE i kanë riparuar në kohë të shkurtër.

Rrezik për rrëshqitje dherash paraqesin zonat kodrinore si Mallakastra ndërsa në varësi të nivelit të reshjeve në jug dhe zonën e Beratit priten prurje të shumta të lumenjve Vjosë dhe Seman.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›