Shiste drogë në afërsi të shkollave, arrestohet 18-vjeçari në Lezhë

Sondazh
Loading ...
schedule10:19 - 4 Nëntor, 2026
Një 18-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike Cannabis Sativa në doza, kryesisht në afërsi të shkollave.
Policia bën me dije se arrestimi i të riut, banues në Ishull Lezhë, u bë në kuadër të operacionit të koduar “Impuls”, të zhvilluar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale për Hetimin në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.
Sipas njoftimit zyrtar, 18-vjeçari Klevis Paplekaj u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ndërsa gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike, të bëra gati për shitje. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën edhe doza të tjera.
Nga hetimet paraprake dyshohet se i riu e ushtronte këtë veprimtari në qytetin e Lezhës, kryesisht pranë ambienteve të shkollave.
Në total, policia sekuestroi 83 doza të dyshuara si Cannabis Sativa, si dhe një celular që i përkiste të arrestuarit.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

