E Martë, 3 Nëntor 2026

Shiste kokainë dhe kanabis në doza, kapet në flagrancë 40 vjeçari në Vaun e Dejës

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një 40 vjeçar. Ky shtetas dyshohet se shiste lëndë narkotike kanabis dhe kokainë të ndarë në doza. Në momentin e arrestimit në fshatin Laç, iu gjetën në automjet lëndë e dyshuar kanabis dhe kokainë të cilën do e shiste.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi: K. D., 40 vjeç, banues në fshatin Naraç, bashkia Vau i Dejës.

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonte me automjet, në fshatin Laç. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat ai i posedonte me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.”

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›