E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shiste kokainë rrugëve të kryeqytetit/ Tiranë, arrestohet taksisti

Policia e Tiarnës ka arrestuar një 43-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjetën dhe sekuestruar 12 doza kokainë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. Xh., 43 vjeç, pasi në bulevardin “Zhan D’ark”, gjatë kontrollit të automjetit taksi që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokaine.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. B., pasi në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit B. N”, njofton policia./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›